Për herë të 13’të ka dështuar seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • A.P /
  • 09 May 2025 - 10:31
Për herë të 13’të ka dështuar seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për herë të 13’të ka dështuar seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

56 vota ishin për, një kundër e asnjë abstenim.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me 113 deputetë të pranishëm.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka hedhur në votim Komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Ftoj subjektet që nuk kanë propozuar kandiatitët e tyre t’i propozojnë”.

Në foltore doli deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tentoi të fliste, por Dehari ia ndali fjalën, duke thënë: “Nuk ka diskutime, vetëm propozime”.

Seanca konstituive vazhdon të dielën me fillim nga ora 10:00.

(Kosova Sot Online)