
Krasniqi: Albulena Haxhiu s’i ka dhe s’do t’i ketë votat

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Albulena Haxhiu as nuk i ka e as nuk do t’i ketë votat për kryeparlamentare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Do ta kemi qëndrimin e njëjtë që ka nevojë për diskutim e rrugëdalja është e qartë – të ndërrohet kandidatja”, tha ai para mediave pas përfundimit të seancës së sotme.
Krasniqi përsëriti se “sundimi njëpartiak” ka përfunduar.
(Kosova Sot Online)