Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia identifikon të dyshuarin

  • A.P /
  • 09 May 2025 - 22:27
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia identifikon të dyshuarin

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 15:00 në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas saj, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes sapo është marrë informata për të shtëna me armë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugë ‘Astrit Rrushi’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar,” ka deklaruar Ahmeti.

Ajo njoftoi më tej se hetuesit policor kanë nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e rastit dhe janë në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe po punojnë për arrestimin e personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar,” përfundoi zëdhënësja.

(Kosova Sot Online)