Zbardhen detaje tronditëse nga vetëvrasja e dizajnerit kosovar Festim Isufi

  • A.P /
  • 13 May 2025 - 10:00
Zbardhen detaje tronditëse nga vetëvrasja e dizajnerit kosovar Festim Isufi

Prishtina u trondit të shtunën, kur një ngjarje e rëndë, me përmasa tragjike, ndodhi në Rrugën B. Aty, dyshohet se dizajneri i njohur Festim Isufi, në një akt të rëndë dhune, goditi me thikë të dashurën e tij dhe më pas vrau veten. Ai vdiq në vendin e ngjarjes, duke lënë pas një zinxhir dhimbjeje, habie dhe trishtimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, konfirmoi se 34-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 30-vjeçarja e plagosur u dërgua me urgjencë për trajtim mjekësor. Më vonë u bë e ditur se gjendja e saj është stabile dhe pa rrezik për jetën.

Detajet fillestare flasin për përdorim të një mjeti të mprehtë  dyshohet thikë  që çoi në këtë akt të rëndë. Hetuesit policorë, së bashku me prokurorin kujdestar dhe njësitë relevante, po punojnë intensivisht për të ndriçuar çdo rrethanë që solli këtë përfundim tragjik.

E plagosura kishte kërkuar ndihmë në një klinikë dentare aty pranë. Pronari i klinikës konfirmoi se ajo, e gjakosur dhe në panik, kishte hyrë brenda duke kërkuar shpëtim.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur një procedurë penale me kallëzim për “Hetim mbi vdekjen”.

Dështimi i biznesit, përdorimi i mundshëm i narkotikëve apo kriza në çift, janë disa nga pistat se çka e dërgoj në vetvrasje dizanjnerin kosovar Festim Syla.

(Kosova Sot Online)