
Bajqinovci: Presidentja s’ka ndonjë fuqi për t’i afruar partitë politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se kompetencat e presidentes nuk kanë ndonjë fuqi, duke folur për takimin e thirrur për sot nga Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pas ndërprerjes së seancës konstituive, ai para gazetarëve ka thënë se ajo nuk ka fuqi që t’i përafrojë partitë politike.
“Presidentja ka shpreh vullnetin që t’i takojë së bashku grupet parlamentar, partitë politike, por ju e dini që kompetencat e presidentes nuk kanë ndonjë fuqi që të ketë ndonjë mundësi që t’i përafrojnë partitë politike. Të shohim si do të rrjedhë ky proces” – u shpreh ai.
(Kosova Sot Online)