Policia jep detaje për gjobat e trafikut që po i dërgon me postë

  • A.P /
  • 17 May 2025 - 10:40
Policia jep detaje për gjobat e trafikut që po i dërgon me postë

Policia e Kosovës ka nisur zbatimin e një praktike të re për ndëshkimin e kundërvajtjeve në trafik, duke filluar nga data 3 prill 2025, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tash e tutje, të gjitha shkeljet e evidentuara përmes pajisjeve inteligjente – kamerave dhe radarëve – do të rezultojnë me dërgimin e gjobës përkatëse në adresën e pronarit të automjetit, përmes Postës së Kosovës.

“Përmes platformës e-Kosova qytetarët mund t’i verifikojnë dhe të informohen për gjobat eventuale të cilat mund t’i shkarkojnë dhe t’i kryejnë obligimet e pagesës” – njofton Policia.

Policia shton se në pamundësi të identifikimit të adresës së saktë të pronarit të automjetit, mosbartjes së pronësisë me rastin e shitblerjes së automjetit apo mosnjoftimin për ndërrimin e vendbanimit, kundërvajtësi do të informohet për gjobën e shqiptuar ndaj pronarit të automjetit në momentin e regjistrimit të automjetit.

(Kosova Sot Online)