Shqiptarët fitojnë një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci

  • A.P /
  • 19 May 2025 - 07:40
Shqiptarët fitojnë një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci

Në Kroaci janë zhvilluar zgjedhjet komunale, në të cilat komuniteti shqiptar që jeton në Komunën e Medulit, në regjionin e Istres, ka fituar një vend në Asamblenë komunale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Është zyrtari i AAK-së, Pal Lekaj, i cili ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, ndërsa thotë se shqiptarët e bashkuar gjithmonë dalin fitues.

“Jam shumë i lumtur për fitoren e listës së Shqiptarëve të Medulinit në Kroaci, të cilët do të përfaqësohen në Asamblenë Komunale nga Liridon Lekaj. Shqiptarët e bashkuar gjithmonë dalin fitues”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)