Ish i dashuri e ndal në rrugë dhe ia merr telefonin, gruaja e raporton në polici

  • A.P /
  • 24 May 2025 - 09:51
Ish i dashuri e ndal në rrugë dhe ia merr telefonin, gruaja e raporton në polici

Një grua në Mitrovicën e Veriut është ndaluar në rrugë nga ish i dashuri i saj, i cili e ka tërhequr për dore dhe ia ka marrë telefonin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas raportimit në polici, palët janë dërguar në stacion për intervistim dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Veri  23.05.2025 – 12:00. Raportohet se një femër kosovare, është ndalur në rrugë nga ish – i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili e ka tërhequr për dorës dhe i ka marrë telefonin. Palët janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit ne konsultim me prokurorin janë liruar dhe rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt”, tha policia.

(Kosova Sot Online)