
Punëtorët e Pastrimit vazhdojnë grevën

Punëtorët e kompanisë ‘Pastrimi’ edhe sot e kanë vazhduar grevën përballë Komunës së Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kujtojmë se dje Sindikata “Punëtori” e Kompanisë Rajonale të Mirëmbajtjes “Pastrimi” ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete për kërkesat e tyre, në një takim që kanë mbajtur të premten.
Përderisa Komuna e Prishtinës në një njoftim gjatë ditës u shpreh se një prej kërkesave të punëtorëve – ajo për kontratën për menaxhim të mbeturinave sipërfaqësore, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh tashmë është nënshkruar – kjo sindikatë ka thënë se ajo nuk përbën zgjidhje.
Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot akuzoi kompaninë “Pastrimi” se ka bllokuar mbi 30 kamionë.
(Kosova Sot Online)