Trump kritika Zelenskyt: Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme

  • A.P /
  • 26 May 2025 - 09:39
Trump kritika Zelenskyt: Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas Vladimir Putin ka kritikuar edhe Volodymir Zelenskyn, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Edhe pse zemërimi i tij ishte drejtuar kryesisht ndaj presidentit rus, Trump kishte fjalë të ashpra edhe për Zelenskyn duke thënë se çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme.

“Ai nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë. Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen, dhe më mirë të ndalet”, shkroi ai në Truth Social.

Marrëdhënia midis udhëheqësve amerikanë dhe ukrainas ka qenë e trazuar që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke kulmuar me një grindje para kamerave në Zyrën Ovale në shkurt.

(Kosova Sot Online)