Limaj: Kemi dakordim gojor me Kurtin për postin e Kryeparlamentarit

  • A.P /
  • 27 May 2025 - 07:38
Limaj: Kemi dakordim gojor me Kurtin për postin e Kryeparlamentarit

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se ka pasur dakordim gojor me Albin Kurtin për postin e kryeparlamentarit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por, ai tha se marrëveshje të shkruar nuk ka pasur.

Limaj tha se kishte mbetur që secili të flas me partinë e tij.

“Ne nuk kemi pasur marrëveshje me shkrim, as s’kemi me pas. Ka pasur një dakordim gojor. Çfarë ka ndodhur është se u pa që VV nuk e ka shumicën parlamentare, dhe kjo u pa. Në fakt ne kemi votu komisionin sepse kam qenë i bindur, ne e kemi bërë nga bindja, jo pse kemi pasur marrëvshje”, ka deklaruar ai.

“Nuk jam befasuar, është e drejtë e tyre. Që të jem i qartë”, ka thënë Limaj. 


(Kosova Sot Online)