
Vuçiq pas takimit me ambasadorin rus: Bashkëpunimi me Rusinë do të rritet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se me të foli për shumë fusha dhe tha se “pavarësisht pengesave” bashkëpunimi serbo-rus do të shkojë duke u rritur.
“Diskutuam të gjitha çështjet kryesore të bashkëpunimit tonë dypalësh, duke përfshirë marrëveshjet jashtëzakonisht të rëndësishme në fushën e energjisë. Jam i bindur se bashkëpunimi midis Serbisë dhe Federatës Ruse, pavarësisht pengesave të shumta, do të vazhdojë në një trajektore rritës”, ka shkruar Vuçiq pas takimit me Botsan-Kharchenkon.
Vuçiq si pengesa iu referua kritikave që mori nga Brukseli për vizitën e tij në Rusi për paradën e Ditës së Fitores dhe takimin me presidentin rus Vladimir Putin tërhoqi kritika në Bruksel.
Po ashtu, në vizitat e tyre në Serbi, krerë të BE-së potencuan drejtimin strategjik që duhet të ndërmarrë Serbia si vend kandidat për anëtarësim në bllok.
(Kosova Sot Online)