Spahiu: Peci nuk është hajn por është trim, kushëri i Isa Boletinit

  • A.P /
  • 28 May 2025 - 16:01
Spahiu: Peci nuk është hajn por është trim, kushëri i Isa Boletinit

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndonëse Spahiu thotë se mund të ketë lëshime në procedurë, megjithatë shton se “Faton Peci nuk është hajn”.

“Unë Fatonin e njoh edhe Fatoni nuk është hajn. Nga ajo që e kam perceptu situatën kam mundur të konkluzojë që edhe mund të ketë lëshime në procedurë”, ka thënë ai.

“Fatoni ka dinjitet shumë të madh, është trim, njeri shumë i guximshëm. Edhe fshati për nga vjen ai, njihet si trimat më të mëdhenj në atë anë”, ka deklaruar ai.

Më pas ai u pyet në studio, se çfarë e ka Peci Isa Boletinin

“Isa Boletinin e ka kushëri, Isa Boletini është Pec”, u përgjigj Spahiu. 

(Kosova Sot Online)