Gjendet pa jetë një person në Prishtinë

  • A.P /
  • 29 May 2025 - 09:03
Gjendet pa jetë një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm pranë fontanës në lagjen Ulpiana në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha  se në orën 06:00 u informuan për këtë, ndërsa shtoi se vdekja e personit është konstatuar nga një ekip i mjekëve emergjentë.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Ahmeti tha se “Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”.

(Kosova Sot Online)