Balje: S’jam tu u marrë me Vetëvendosjen, ua kam refuzuar ofertën

  • A.P /
  • 29 May 2025 - 11:15
Balje: S’jam tu u marrë me Vetëvendosjen, ua kam refuzuar ofertën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se ua ka refuzuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për një vend punë në Shkup, në këmbim të votës së saj “pro” në Kuvend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Balje para hyrjes në seancë ka thënë se deklarimet që i ka bërë kanë qenë të sinqerta dhe të hapura.

“Unë kam thënë qysh ka qenë situate. Reagimi I VV-së, ata e dinë qysh kanë reagu. Unë kam folur shumë hapur, shumë sinqertë. S’kam asnjë koment, s’jam tu u marrë me mendimin e Vetëvendosjes”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)