Bajrami ironizon me drejtorin e ri të KEK-ut: Artanja tha është djalë i mirë

  • A.P /
  • 30 May 2025 - 10:15
Bajrami ironizon me drejtorin e ri të KEK-ut: Artanja tha është djalë i mirë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e djeshme të pushtetit karshi protestës së bizneseve, ku për dy orë mbyllen hyrje-daljet në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bajrami në postimin e saj kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që protestën e quajti “barrikadë”  dhe ministren Rizvanolli që tha se bizneset po përdoren nga opozita.

“…deri me tani asnjeri e as tjetri asnjë edhe një fjalë se kanë thënë për 160 milionë euro qarkullim me energji të kompanisë NOA dhe miliona euro fitim në kurriz të qytetarëve nga EFT-ja e Vuk Hamoviçit vetëm për transport të energjisë.”, shkroi deputetja.

Tutje, ajo ironizoi pak edhe me drejtorin e ri të KEK-ut.

“Mos të harrojmë: Ai donatori i LVV-së që i zgjedhë drejtor i KEK-ut, Artanja tha është djalë i mirë e profesionist s’ka më.”, përfundoi Bajrami.

(Kosova Sot Online)