
Shpërthim në një fabrikë në Serbi, disa punëtorë mbetën të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur në fabrikën “Krušik” në Valjevë të Serbisë sot në mëngjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga ky shpërthim mbetën të lënduar disa punonjës, siç raporton mediumi publik serb.
Menaxhmenti i fabrikës ka lëshuar një deklaratë në lidhje me aksidentin e ndodhur në fabrikën “Krušik”.
“Në kompaninë HK “Krušik” a.d. Valjevo, sot në mëngjes rreth orës 7:40 gjatë aktiviteteve të rregullta të presimit pentrim, është aktivizuar amplifikatori i ndezësit në presa, gjatë së cilës një punonjës ka pësuar prerje, ndërsa katër punonjës kanë simptoma të tringëllimës në veshë”, thuhet në njoftimin e fabrikës.
Punëtorët u dërguan në spitalin e Valjevos për ndihmë dhe kontrolle të dëgjimit.
(Kosova Sot Online)