
Berisha: Rezoluta ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri nuk është pengesë

Kreu i PD, Sali Berisha, thekson se rezoluta ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri nuk është pengesë, por përkundrazi një ndihmë e rëndësishme për rrugën drejt Bashkimit Europian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai nënvizon se integrimi në BE kërkon që qeveritë të respektojnë me rigorozitet parimet themelore të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, dhe se kjo rezolutë kërkon pikërisht këtë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Përkundrazi, ne po ndihmojmë, po kontribuojmë shumë në integrimin e Shqipërisë në BE.
Në qoftë se BE është bashkim i vendeve të lira dhe demokratike, qeveritë e këtyre vendeve duhet të zbatojnë me rigorozitet parimet themelore të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Rezoluta nuk kërkon asgjë tjetër përveçse zbatimin e këtyre parimeve.
Unë mendoj se kjo rezolutë dhe qëndrimi ynë, duke evidentuar të vërtetat e hidhur dhe jo fshehur, është kontribut real në udhëtimin e Shqipërisë drejt BE.
(Kosova Sot Online)