Bahtiri për bllokadën në Kuvend: Opozita duhet të reflektojë pasi jemi duke dalur keq

  • A.P /
  • 02 June 2025 - 10:35
Bahtiri për bllokadën në Kuvend: Opozita duhet të reflektojë pasi jemi duke dalur keq

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se opozita duhet të reflektojë pozitivisht, pasi situata aktuale është e tmerrshme dhe e turpshme, “edhe para familjeve të tyre, e lëre më para popullit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne jemi gjithmonë të përkushtuar për të dhënë maksimumin. Çdo gjë që vjen nga Gjykata Kushtetuese, ne do ta zbatojmë. Përndryshe, jemi duke e pritur opozitën që të reflektojë pozitivisht dhe i ftoj të reflektojnë, sepse kjo është e tmerrshme dhe e papranueshme, edhe para familjeve të tyre, e lëre më para popullit”.

“Edhe njëherë po ju bëjë thirrje që të reflektojnë pozitivisht se jemi duke dalur keq para ndërkombëtarëve, por edhe para popullit”, tha Bahtiri.

(Kosova Sot Online)