Vjosa Osmani i fton subjektet politike për t’u konsultuar

  • A.P /
  • 03 June 2025 - 12:00
Vjosa Osmani i fton subjektet politike për t’u konsultuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim subjektet politike për nesër për t’u konsultuar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve lokale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, tha  se pas konsultimeve presidentja do ta caktojë datën e zgjedhjeve.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjeherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, tha Kupina.

(Kosova Sot Online)