Presidenca: Datën e zgjedhjeve lokale e caktojmë ditëve në vijim

  • A.P /
  • 04 June 2025 - 15:40
Presidenca: Datën e zgjedhjeve lokale e caktojmë ditëve në vijim

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar  takimin konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë takimit, Presidenca tha se Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, “prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se në takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit e partive politike ka propozuar datën 12 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve komunale.

(Kosova Sot Online)