Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për Festën Kurban Bajramit

  • A.P /
  • 06 June 2025 - 09:15
Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për Festën Kurban Bajramit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për Festën Kurban Bajramit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Pranë familjes, pranë të afërmve e më të dashurve tanë, e festojmë këtë ditë duke qenë zemërgjerë e duke shtuar solidaritetin”- ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka zgjedhur fjalët uruese duke thënë se festë na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin, në harmoni e me dashuri.

“Andaj ajo është gjithashtu ftesë për secilën e secilin që të angazhohet për barazinë si fill të shoqërisë, e ku begatinë dhe mirëqenien i gëzojnë të gjithë” – ka shkruar ai.

“Uroj që kjo ditë t’ua gjejë zemrat e tryezat të mbushura përplot, dhe paçi mbarësi e mirësi, shëndet e lumturi sot e mot!”- thotë Kurti.


(Kosova Sot Online)