Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua

  • A.P /
  • 06 June 2025 - 15:07
Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua

Ka ndërruar jetë 25-vjeçari Erdal Tumba, i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku më 18 maj, në fshatin Pouskë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas gati tre javësh në gjendje kritike, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtin aksident kishte humbur jetën në vendngjarje edhe Dilge Nanovçe, një nga tre personat që ndodheshin në veturën e aksidentuar.

Tumba ishte dërguar menjëherë në Spitalin Publik të Prishtinës, ku mori trajtim mjekësor deri në momentin kur ndërroi jetë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, Edber Tumba, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, duke shkruar: “E di që je në parajsë, vëllai im i bukur… Thuhet se Allahu i merr herët robërit e tij të preferuar”.


(Kosova Sot Online)