Muja: Ne kemi bërë çdo përpjekje për ta konstituar Kuvendin

  • A.P /
  • 11 June 2025 - 09:45
Muja: Ne kemi bërë çdo përpjekje për ta konstituar Kuvendin

Armend Muja nga LVV-ja ka lënë fajtorë opozitën për gjithë këtë situatë në Kuvend. Sipas tij, e gjithë kjo situatë ka qenë e menduar nga ta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Unë kam qenë shpesh herë në Kuvend e kam parë situatën edhe e kam parë që kjo ishte bërë e paramenduar sepse PDK-ja kishte një kohë që nuk i votonte asnjë vendim edhe LDK-ja po ashtu ishte bërë vagon i saj, mirëpo unë e them se boshti i opstruksionit të konstituimit të Kuvendit  është PDK-ja”, ka thënë Muja.

Muja tutje ka theksuar se opozita menjëherë pas përfundimit  të zgjedhjeve ka qenë ajo e cila kanë thënë se do të votojnë konstituimin e Kuvendit mirëpo kjo nuk ndodhi. 

(Kosova Sot Online)