
Behluli: Shteti kriminal serb po i burgos shqiptarët padrejtësisht

Opinionisti Hajrush Behluli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij sociale, ka kritikuar ashpër shtetin serb për përndjekjen padrejtësisht të shqiptarëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
.Ai përmend se gjatë viteve të fundit, figura të rëndësishme si Drejtori i Policisë së Mitrovicës, veteranë të UÇK-së dhe ish-pjesëtarë të Njësisë Speciale kanë rënë në duart e sigurimit serb dhe specialistëve të BIA-së.
Behluli ngre pyetjen nëse shqiptarët po tregohen të papërgjegjshëm apo naivë duke u dorëzuar në këtë mënyrë...
Psotimi i plotë:
Shteti kriminal serb po i buros shqiptarët padrejtësisht, pikë.
POR Por a jemi të papërgjegjshëm? Jemi.
Po qysh bre njerëz, para disa vitesh Drejtori i policisë së Mitrovicës shkoi dhe ra në duar të sigurimit serb.
Po qysh bre njerëz, një veteran i UÇK-së vitin e kaluar poashtu shkoi si cjapi te kasapi, dhe tani shkon një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale drejt në duar të tyre.
Shtrohet pyetja: a jemi budallenjë, të çmendur apo njerëz të dyshimtë, se njeriu me mend në kokë, me shku nëpër duart e specialistëve të BIA-së, më së paku është naivitet, papërgjegjësi apo edhe më keq, llogaridhënie. Turp.
(Kosova Sot Online)