Kurti reagon për rastin e ish policit: Jemi angazhuar për lirimin e tij

  • A.P /
  • 11 June 2025 - 14:05
Kurti reagon për rastin e ish policit: Jemi angazhuar për lirimin e tij

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për arrestimin e ish pjesëtarit të Njësisë Speciale nga autoritetet serbe, Arbnor Spahiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.

Kurti ka thënë se sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës nuk duhet të normalizohet.

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.  Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.”

(Kosova Sot Online)