Këta janë emrat e grave që u arrestuan sot në ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu

  • A.P /
  • 12 June 2025 - 14:41
Këta janë emrat e grave që u arrestuan sot në ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në mëngjes e sotëm në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burime bëjnë të ditur se janë arrestuar tre gra, punëtorë të ministrisë.

Flora Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Vishaj, janë të arrestuarat në këtë aksion.

Të arrestuarat dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në disa raste të ndara.

(Kosova Sot Online)