Arrestohet një person në Pejë

  • A.P /
  • 13 June 2025 - 11:03
Arrestohet një person në Pejë

Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin për disa mashtrime në Pejë, Gazmend Zekën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai dyshohet se ka mashtruar dhe ka vënë në lajthitje disa qytetarë të cilëve u merrte para me pretendimet se do aplikonte për subvencione në bujqësi.

Këto mashtrime i bënte duke u shtirur si punëtor i komunës.

Burime bëjnë të ditur se Zeka ishte i dënuar me vendim të plotfuqishëm me burgim prej 1 vit e gjysmë, por ai vazhdonte të shijonte lirinë.

(Kosova Sot Online)