
Gërvalla: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ‘votimin e fshehtë’ mund të zhbllokojë ngërçin

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe bllokimin e konstituimit të Kuvendit nga deputetët e opozitës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gërvalla theksoi se shpreson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për ‘votimin e fshehtë’ të mund të zhbllokojë ngërçin ku ndodhet vendi.
Gjithashtu kryediplomatja e Kosovës, u shpreh se ‘bllokada nuk i shërben askujt, bllokada është vetëm e dëmshme dhe në këtë stad nuk ka asnjë llogjikë që të ecet me bllokadë’.
Gërvalla: Kemi 2 muaj që po përpiqemi të konstituojmë Kuvendin i cili është hapi i parë i krijimit të institucioneve të reja të dala nga vota e datës 9 shkurt. Patëm një proces të jashtëzakonshëm të gjatë dhe të pazakonshëm të numërimit të votave. Më pas më 15 prill patëm ca seanca kur opozita synimin për të bllokuar e shfaqi që në momentet e para duke mos votuar as mandatet e tyre. Më pas kemi pasur 6 seanca në të cilën jemi përpjekur të sigurojmë votën për Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuvendit, ndërsa tani kemi më shumë se 20 seanca që kemi mbetur në një pikë procedurale e cila është krijimi i komisionit për votimin e fshehtë. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese ta japë vendimin sa më shpejtë që të jetë e mundur me qëllim që me opinionin e gjykatës për votimin e fshehtë ta kapërcejmë një barrierë dhe të ecim përpara. Bllokada nuk i shërben askujt, bllokada është vetëm e dëmshme dhe në këtë stad nuk ka asnjë llogjikë që të ecet me bllokadë.
(Kosova Sot Online)