Khamenei zotohet se s’do të ketë mëshirë për udhëheqësit izraelitë

  • A.P /
  • 18 June 2025 - 11:09
Khamenei zotohet se s’do të ketë mëshirë për udhëheqësit izraelitë

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar se vendi i tij nuk do të tregojë “asnjë mëshirë” ndaj udhëheqësve izraelitë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Khamenei ka shkruar:

“Duhet të japim një përgjigje të fortë ndaj regjimit terrorist zionist. Zionistëve nuk do t’u tregojmë mëshirë”.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara e dijnë ku është dhe mund ta eliminonin lehtësisht Khamenein.

(Kosova Sot Online)