Ambasadori iranian në OKB: Izraeli e nisi luftën me dritën jeshile të SHBA-së

  • A.P /
  • 18 June 2025 - 12:05
Ambasadori iranian në OKB: Izraeli e nisi luftën me dritën jeshile të SHBA-së

Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Amir-Saeed Iravani, ka theksuar se regjimi izraelit, jo Irani, ishte iniciatori i luftës, pas marrjes së dritës jeshile nga Shtetet e Bashkuara, raporton agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Irna, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tutje, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Lindjen e Mesme, me fokus në çështjen siriane, Iravani ka paralajmëruar kundër vazhdimit “të agresionit izraelit ndaj Iranit”, duke theksuar se Teherani nuk do të hezitojë të mbrojë sovranitetin, integritetin territorial dhe popullin e tij.

Ai e ka përshkruar sulmin izraelit si një shkelje të qartë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa ka shtuar se Irani ka përdorur të drejtën e tij të ligjshme për vetëmbrojtje sipas Nenit 5 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

(Kosova Sot Online)