Basha: Opozita ta ruajë energjinë kundër Serbisë e jo ta luftojë Albulena Haxhiun

  • A.P /
  • 23 June 2025 - 11:19
Basha: Opozita ta ruajë energjinë kundër Serbisë e jo ta luftojë Albulena Haxhiun

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se opozita duhet ta ruajë këtë energji kundër Serbisë e  jo ta luftojë Albulena Haxhiun, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tutje, Basha ka thënë se qytetarët nuk kanë vërejtje për Albulena Haxhiun.

Sipas tij, LVV e ka bërë pjesën e vet ka kandiduar Haxhiun si dhe po voton në Kuvend.

“Ne e kemi kandidu Albulena Haxhiun, nuk ka vërejtje as prej juve as prej qytetarëve për Albulena Haxhiun, është e paarsyeshme me dalë me qëndru kundër. Mendoj që opozita duhet me ruajt energjinë kundër Serbisë, jo me luftu Albulenën. Kryesia e Kuvendit i takon Lëvizjes Vetëvendosje, PDK, LDK dhe dy anëtarëve të komuniteteve pakicë”, ka thënë Basha.

(Kosova Sot Online)