KQZ: Sot përfundon afati për deklarim të koalicioneve zgjedhore

  • A.P /
  • 23 June 2025 - 12:11
KQZ: Sot përfundon afati për deklarim të koalicioneve zgjedhore

Sot në orën 23:59, përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës për ta njoftuar KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike se do të kërkojë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjithashtu, brenda këtij afati, partitë politike duhet ta njoftojnë Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, brenda 15 ditëve nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës, partia politike e regjistruar e cila nuk dëshiron të certifikohet për zgjedhje duhet të njoftojë Zyrën që nuk garon në zgjedhje, apo që partia politike do të kërkojë certifikim përmes koalicionit në përputhje me këtë ligj, thuhet në njoftimin e KQZ-zë.

(Kosova Sot Online)