Izraeli godet burgun famëkeq iranian

  • A.P /
  • 23 June 2025 - 14:00
Izraeli godet burgun famëkeq iranian

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka thënë se Izraeli aktualisht po sulmon objektiva qeveritare iraniane thellë brenda kryeqytetit iranian, Teheranit, duke përfshirë burgun famëkeq Evin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Objektiva të tjerë përfshijnë selinë e sigurisë së Gardës Revolucionare paraushtarake, Sheshin e Palestinës dhe korpusin vullnetar paraushtarak Basij, i cili është pjesë e Gardës Revolucionare.

“Diktatori iranian do të ndëshkohet me forcë të plotë për sulmin ndaj frontit të brendshëm izraelit”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.

(Kosova Sot Online)