
Trump: Urime botë, tani është koha për paqe pasi u arrit armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit

Presidenti Donald Trump falenderoi të hënën Iranin për “njoftimin e hershëm” pasi vendi sulmoi një bazë ajrore amerikane në Katar, duke shtuar se do të donte që Teherani të “vazhdonte drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe do ta inkurajonte me entuziazëm Izraelin të bënte të njëjtën gjë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në postimin e parë, Trump konfirmoi se nga raketat e Iranit nuk u lëndua asnjë amerikan.
Ndërsa, në postimin e dytë, shkroi: Urime botë, është koha për paqe pasi u arrit armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit.
(Kosova Sot Online)