Merz: Gabuam që s’i dëgjuam paralajmërimet e fqinjëve

  • A.P /
  • 24 June 2025 - 15:30
Merz: Gabuam që s’i dëgjuam paralajmërimet e fqinjëve

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka në një fjalim të mbajtur në Bundestag ka thënë se Gjermania për vite të tëra s’i kishte dashur të dëgjonte për paralajmërimet e shteteve baltike lidhur me synimet imperialiste të Rusisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Merz ka thënë se tashmë e kanë kuptuar se kanë gabuar dhe ka potencuar se s’ka kthim mbrapa nga një konstatim i tillë.

“Për një kohë shumë të gjatë, ne në Gjermani nuk donim të dëgjonim paralajmërimet e fqinjëve tanë baltikë në lidhje me politikat imperialiste të Rusisë. Ne e kemi pranuar këtë gabim – dhe nuk ka kthim prapa nga ky konstatim”, ka deklaruar Merz.


(Kosova Sot Online)