
Varroset sot zyrtari policor që vdiq në aksident

Zyrtari policor Shyqeri Mahmuti, i cili humbi jetën dje në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë–Gjilan, do të varroset sot në fshatin Lladovë të komunës së Gjilanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 18:00, dhe në të pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.
Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme, ku përveç Mahmutit, dy persona të tjerë mbetën të lënduar.
(Kosova Sot Online)