Të enjten në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell

  • A.P /
  • 26 June 2025 - 07:20
Të enjten në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell

Moti të enjten në Kosovë do të mbajë nxehtë dhe kryesisht me diell e temperatura të larta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kushtet meteorologjike do të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë, megjithatë, qytetarëve u rekomandohet që të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës për të evituar problemet shëndetësore që lidhen me nxehtësinë, si dehidratimi apo goditjet nga dielli.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 24 deri në 35 °C.


(Kosova Sot Online)