
Kurti: Sundimi i ligjit do të mbizotërojë mbi agresionin

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, e ka mirëpritur lajmin për arritjen e një marrëveshjeje në mes të Ukrainës dhe Këshillit të Evropës për themelimin e një Tribunali Special për Krimin e Agresionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti ka thënë se ky është një moment histroik dhe se Kosova e mirëpret këtë hap të madh përpara për drejtësinë ndërkombëtare.
“Këshilli i Evropës dërgon një mesazh të qartë: sundimi i ligjit do të mbizotërojë mbi agresionin. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri”, ka shkruar Kurti.
(Kosova Sot Online)