Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident

  • A.P /
  • 28 June 2025 - 14:35
Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në  fshatin  Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”.

(Kosova Sot Online)