
Koci: Albin Kurtit po i bie në mend me shku në operë derisa e ka blloku Kuvendin

Avokati Arianit Koci e ka quajtur kryeministrin në detyrë Albin Kurti “bllokues të shtetit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Albin, shteti është në gjendje të jashtëzakonshme. Popullata po varfërohet. Nuk i ke rendet me shku ndejave. Së paku jo ti – që e ke blloku shtetin”, shkruan Koci në profilin e tij në Facebook.
Tutje, Koci shton se “Me operën Syrigana të Petrit Halilajt, sonte Drenica ishte epiqendra e kulturës evropiane”.
(Kosova Sot Online)