
Vdiq personi që u aksidentua para katër ditësh

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një burrë që ishte aksidentuar në Sllovi të Lipjanit më 26 qershor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas raportit të 24-orësh të policisë, i njëjti ka vdekur dy ditë më pas.
“Fsh. Sllovi, Lipjan 26.06.2025 – 18:50. Më 28.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar pasi ishte lënduar gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 26.06.2025. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)