Orban: Pranimi i Ukrainës në NATO do të shkaktojë 'Luftën e Tretë Botërore'

  • A.P /
  • 30 June 2025 - 11:56
Orban: Pranimi i Ukrainës në NATO do të shkaktojë 'Luftën e Tretë Botërore'

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka shprehur shqetësime të thella lidhur me mundësinë e pranimit të Ukrainës në NATO, duke paralajmëruar se një hap i tillë do të shkaktonte një konflikt të armatosur me Rusinë dhe mund të çonte në Luftën e Tretë Botërore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një postim në X (ish-Twitter), Orban tha se “Ukraina në NATO? Kjo do të thoshte luftë me Rusinë dhe Luftën e Tretë Botërore që të nesërmen.”

Ai gjithashtu kritikoi nxitimin e Bashkimit Evropian për pranimin e Ukrainës, duke e cilësuar si një veprim të rrezikshëm që mund të çojë në shndërrimin e Evropës në një “fushë beteje.”

Orban theksoi se Hungaria nuk do ta lejojë këtë, duke paralajmëruar se “nxitimi i pamatur i BE-së për të pranuar Ukrainën do t’i tërhiqte vijat e frontit në zemër të Evropës.”.

(Kosova Sot Online)