Flet qytetari që u sulmua nga policët e Kosovës: Ma kanë ngjit për fyti

  • A.P /
  • 01 July 2025 - 09:14
Flet qytetari që u sulmua nga policët e Kosovës: Ma kanë ngjit për fyti

Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në Klinë, ka folur mbi rastin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai pretendon se policët e keqtrajtuan derisa e futën në makinë.

"Ma kanë ngjit për fyti dhe më kanë rrahurr në oborrin e shtëpisë".

Sipas tij, policët që me urdhër të prokurorit kishin shkuar ta arrestojnë për veprën “kanosje”, e konsideroi si të kotë ardhjen e forcave të rendit në shtëpinë e tij.

Pamjet e dhunshme në organet e rendit i dërguan familjarë të viktimës, derisa të tre zyrtarët policorë u arrestuan gjatë ditës së hënë dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë.


(Kosova Sot Online)