Një i vrarë dhe dy të plagosur në një kompani në Gjermani

  • A.P /
  • 01 July 2025 - 11:56
Një i vrarë dhe dy të plagosur në një kompani në Gjermani

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me thikë nga një burrë në një kompani në Gjermaninë jug-qendrore herët këtë mëngjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një grup i madh i shërbimeve të shpëtimit u vunë në shërbim të të lënduarve në terren në kompaninë “Ueberlandwerke Rhoen” në qytezën Mellrichstadt të Bavarisë, tha policia, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Policia tha se një person ka vdekur në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)