Polici që goditi për vdekje 26-vjeçaren dënohet me 4 vjet burgim

  • A.P /
  • 01 July 2025 - 12:43
Polici që goditi për vdekje 26-vjeçaren dënohet me 4 vjet burgim

Sot është bërë shpallja e aktgjykimit ndaj zyrtarit policor Argjend Kastrati, i akuzuar për aksidentin me fatalitet, ku vdiq 26-vjeçarja Zana Gjevukaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kastrati është dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Pejë.

Në seancën e fundit polici shprehu pendesën dhe i kërkoi falje familjes së vajzës për rastin tragjik.

Aksidenti ndodhi më 1 prill, në Qyshk të Pejës, ku i akuzuari goditi për vdekje me veturë të ndjerën, duke i shkaktuar plagë të rënda.

(Kosova Sot Online)