Ja kujt ia ndaloi fjalën Avni Dehari

  • A.P /
  • 01 July 2025 - 15:22
Ja kujt ia ndaloi fjalën Avni Dehari

Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe për të 40-ën herë të konstituojë seancën e tij, duke përfunduar shumë shpejt dhe pa asnjë rezultat konkret, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si zakonisht, Komisioni për Votimin e Fshehtë nuk kaloi, duke bërë që seanca të mbyllet pa mundur të arrihet ndonjë përparim.

Seanca u shoqërua me polemika mes kryesuesit të seancës, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të partive opozitare. Opozita nuk ka propozuar asnjë emër për Komisionin, por ka kërkuar nga Dehari që të ndalë shkeljet kushtetuese, që sipas tyre po ndodhin gjatë zhvillimit të seancës.

Një tjetër incident ka ndodhur mes Deharit dhe Sala Jasharit, bashkëkryesueses së seancës, kur Dehari kërkoi të ndalonte fjalën e deputetes së PDK-së, Blerta Deliu, duke krijuar një tjetër tension në Kuvend.


(Kosova Sot Online)