Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në Pejë

  • A.P /
  • 02 July 2025 - 08:54
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në Pejë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejë, Fadil Gashi.

“Fillimisht tre persona janë lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 00:02, në fshatin Treboviq, e më pas njëri prej tyre nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, deklaroi Gashi.

“Derisa dy të lënduarit e tjerë fillimisht janë trajtuar në Emergjencën e spitalit rajonal dhe më pas janë dërguar për në QKUK. Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur pasi vetura ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një muri në anën tjetër të rrugës”, theksoi ai.

“Hetimet lidhur me rastin po zhvillohen nga hetuesit e aksidenteve”, përfundoi zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë.


(Kosova Sot Online)