Kurti pas takimit me Osmanin: Do të bëjë 'çmos' për konstituimin e Kuvendit

  • A.P /
  • 02 July 2025 - 12:38
Kurti pas takimit me Osmanin: Do të bëjë 'çmos' për konstituimin e Kuvendit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se do të bëjë “çmos” për konstituimin e Kuvendit, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se diskutuan “gjerë e gjatë” për situatën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Afatet po rrjedhin. Në javën e fundit të korrikut duhet që ta kemi konstituimin e legjislaturës së re”, tha Kurti.

Ai tha se “do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me idenë e konsensusit apo kompromisit, ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që më pastaj të kalojmë te formimi i qeverisë së re”.

Kurti tha se në takim u përmendën “të gjitha elementet përbërëse”. Pas takimeve që ajo do t’i ketë edhe me liderët e partive tjera politike, ai tha se do të kuptohet “sa kemi bërë përparim”.

“I përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tash zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e partive të tjera politike, e mbase në fund do të mund të shohim se a kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Unë besoj që duhet t’ua japim shansin edhe takimeve të tjera dhe në fund të shohim se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë”.


(Kosova Sot Online)