Fitore Pacolli i reagon gjykatës që paralajmëroi paraburgosjen e saj

  • A.P /
  • 02 July 2025 - 13:22
Fitore Pacolli i reagon gjykatës që paralajmëroi paraburgosjen e saj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka munguar sot në seancë gjyqësore në lidhje me gazin lotsjellës që dyshohet se e kishin hedhur në seancë plenare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjyqtari paralajmëroi përsëritje të urdhër-arrestit ose paraburgimin e Pacollit, pasi e njejta sipas gjykatës nuk po paraqitet në seancë, e cila po dështon të mbahet.

Pacolli në një reagim ka thënë se s’ka pranuar ftesë asnjëherë nga gjykata, si dhe ka kundërshtuar atë që u tha nga gjyqtari se policia ka shkuar te vendbanimi i saj për ta sjellur me deytrim dje. Ajo ka pyetur se “kur dhe ku ka provuar policia të më sjellë me detyrim?”

E plotë:

Reagim publik

Lidhur me lajmin e publikuar sot në disa media, për mungesën time në një seancë gjyqësore për gazlotsjellës të planifikuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dua të sqaroj publikisht si më poshtë:

Unë nuk kam pranuar asnjë ftesë nga Gjykata për këtë seancë.

Gjykata e ka adresën time të banimit dhe e di saktësisht ku banoj. Nëse vërtet kanë dërguar një ftesë dhe nuk më kanë gjetur në shtëpi, është obligim ligjor i shërbimit policor apo postës që të lënë një njoftim për praninë e tyre, qoftë për të caktuar një datë tjetër, qoftë për të më njoftuar që të paraqitem në gjykatë.


(Kosova Sot Online)